Rrymat dhe Stilet e Artit Modern – Test (Infografikë)

(sguraziu – ars poetica, shkurt 2019)

…pata hasur në një faqe (draw-io) e cila mundësonte bërjen e infografikave, të skematikave sipas dëshirës (ishte mjaft e avancuar, nuk u cudita qe ishte falas por s’kisha parë të tillë “online”) – sipas pronarëve të faqes vetëm imagjinata jonë na qenkësh kufizimi – problemi se duhej “ditur” si të përdoret, ndersa kuptohet s’ka njeriu si di sapo ta ketë gjetur, as butonat e telefonit te ri s’di njeriu që ditën e parë, butonat thjesht ngatërrohen, duhen ca ditë : )

…gjithsesi e testova pak, bëra gjoja një skematikë të rrymave dhe të stileve të “artit modern” (skema dhe mund të zgjerohet tutje psh. për “artin kontemporan” etj, pasi thjesht s’ka kufizime, kreativiteti dhe mundesitë janë të pakufizuara, ngelet vetëm imagjinata “kufizim” + butonat, kaq : )