(sguraziu – ap, shkurt 2019)
…librin e Bavjola Shatro, “Between(s) and Beyond(s) in Contemporary Albanian Literature“, 2016 mbase do duhej ta kisha lexuar para 2-3 viteve, por dhe me vonesë kurrë s’është “vonë”, në çdo kohë patjetër se ia vlen – njerëzve vonesat e leximit do duhej t’u falen : ) vonesat e leximit do duhej t’ishin të falshme, të arsyetuara, brenda vitit padyshim dalin me qindra tituj në Tirane e në Prishtinë, siç ia thuhet “aq shumë libra aq pak kohë”, prore ngelet e vështirë të kapërthehen gjithë librat që botohen atje, thjesht e pamundur…
…autorja librin ua paska dedikuar prindërve dhe shokut të vet më të ngushtë, Dr. Loran Gamit – desha ta theksoj që madje dhe dedikimi ishte aso “simpatik”, diç që psh. unë nuk e dija (dhe e mësova nga ky detaj “dedikues”) qenka se emri i autores “Bavjola” është thjesht emër i përbërë nga emri i babait “Ba-shkim” dhe nga emri i nënës “Viol-eta”, po ashtu nga dedikimi mësova se emrin Bavjola vetëm Lorani ditka ta “lexojë” siç duhet : )

