Foto e Kolorizuar – Isa Boletini (1864-1916)

(pak info – s. guraziu – ap, 2018)
…Isa Boletini (1864-1916), foto kolorizuar nga unë në v. 2016 – fotoja origjinale qe shkrepur dikur nga holandezët (Misioni Ushtarak Holandez në Shqipëri 1913-1914, në kohën e Princ Vidit), foto të cilën e kam parë gjithandej që nga kur di për veten, që në librat e shkollës si fëmijë… por kurrë s’e kam ditur se na qenkësh bërë pikërisht nga holandezët, sepse as nuk cekej askund, në asnjë vend, që nga librat e shkollës fillore e tutje askund në librat e historisë ku përdorej, e as në artikujt e mediave… kurrë nuk cekej se nga “vinte”, se kush ishte fotografi, këtë detaj e pata mësuar nga albanologu Dr. Robert Elsie (ndjesë pastë), ai e pati publikuar në albumin “Fotografia e hershme në Shqipëri”)…