Branko Maleš – Kristal

Branko Maleš

KRISTAL
Branko Maleš [ 1949, Kroaci ]

bregoret janë nga krehër të çeliktë
me tunikat si gjuhë kunjash metalikë –
plaf i shkallmuar!
argjila është zgjeruar si haliçë
plasat vetëmbyllen me qirinj
në akullin e zymtë të ezofagut
palosur janë bletët
luzmim fotonik – fjalë-lëkurosur
ku mblidhet errësira
në lëndinën me blozë!
fshatarët me të i krehin shpatat
të cilat dëgjohen si shkronja bimore
në shkumbëzimin mëngjesor
fluturon fytyra, si në veloren
e bardhë çdo gjë ndodhë
dhe shkuma fryhet – lidhëse kaçurrelë
si acar vërshëllen maja e tërkuzës
thoi i argjendtë thyhet pak nga pak
buf e qyp përgjatë përroit avullojnë
përroi – shkop i dimrit
tregtarët, sytë tendencioz të të cilëve
zhurmshëm flasin për lëkurën e tendosur
në duqet algjebrën e re bartin
– dhe veshët mbulojnë
o, silos shkëlqimtar je
si salmon
kolos prej shkronjash
si i huaj – derdhet vaji në porcelan

– – –
© 2002, B. Maleš – “Shkëlqyese asgjë” – Publikues: Lunapark, Zagreb, 2002 – via Poetry International, Rotterdam
© Nga kroatishtja: S. Guraziu – Ars Poetica (Impulse Postmoderne), 2008