Keith S. Wilson – E zeza ka rëndësi

Keith S. Wilson

E ZEZA KA RËNDËSI
Keith S. Wilson [ ShBA, “Poet Afrilaçian” ]

(pas poetit D. H. Lawrence)

të ta them, pra, se ekzistojmë?
erdhi përkujdesja e ndritshme,
blu dhe e bardhë.
policia si engjëj të qaravitur
për t’më bërë të hidhur.

dhe kështu, kjo: materia e errët
është hipotetike.
dije që s’mund të shihet

në pluhurin e barotit të lules,
në krimbin tek ngjitet betonit,
në njeriun që shtrëngohet t’mos flasë.

gojëmbyllja, oh gojëqepja.
sepse hija s’mund të frymojë.
hijet s’i privon fryma nga asgjëja.
krenaria

lind në të zezën dhe pastaj vdes në të.
e dëgjoj hijen tonë, dridhjen e ulët
të dorështrëngimit.

materia e errët është e padukshme.
ne vetë e themi: se si drita
lakohet rreth një trupi të zi,
dhe prapë s’do i shihni “aurat” e zeza,
madje dhe këtu, vetë duke jua thënë
qartë se ku ndodhen.

© K. Wilson – Burimi: “Field Notes on Ordinary Love” – via Poetry Foundation, ShBA
© për përkthimin: S. Guraziu – Ars Poetica, 2020

> shih dhe: E Zeza Suprematike, dhe Anti-Supremacia Poetike!

[ ngjitur – art modern, kontemporan: Imi Knoebel – “Schwarzes Bild” (Pikturë e Zezë), 1990 ]