Situata e tanishme (Covid-19) “kohë e artë” për mafinë italiane!

…një artikull i BBC fliste për situatën e vështirë në Itali shkaktuar nga masat rreth pandemisë, flitej se me mbylljen e restoranteve dhe të çdo gjëje publike shumë familje të varfëra janë duke u ballafaquar nga papunësia dhe madje nga mungesa e ushqimit (e sidomos nga Napoli e tutje kah Jugu), tashmë qarqet mafioze gravituakan rreth tyre duke iu ofruar ndihma me ushqim e këso – pra duke mos patur të ardhura, sipas artikullit fare e lehtë qenka që Mafia t’i mbjell “farët e veta”, dhe se Mafia kurrë nuk ndihmuaka tek ashtu “sa për sytë e bukur” por se gjithmonë, herëdokur ata që kanë marrë ndihma duhet t’i paguajnë nën “termat” e imponuar nga mafiozët – ekspertët e sociales dhe zyrtarët e impenjuar rreth luftës anti-mafioze veç i paskan rënë “alarmit”, qeveria u paska ofruar huazime restoranteve (dhe biznesit të vogël në përgjithësi) nga 22.000 Euro për ristartimin e punës, por që paska ngurrim për t’i pranuar, sipas pronarëve, me kushtet që ngelin në fuqi s’do jetë as mundësia serioze për një biznes të mirëfilltë, s’do ketë klientelë të mjaftueshme, sipas tyre me distancimin 1.5 m gjithçka do jetë e kushtëzuar, do jetë e vështirë për t’i kthyer dhe vetë kreditë…
(ngjitur: hartë e BBC, katër mafitë famëkeqe italiane dhe zonat e tyre vepruese – sg – ap, m 2020)