Thuase e gjithë bota me simptomat e “çmendurisë”!

(sguraziu – ap, 5 maj 2020)
…sot, ende s’i ka as 1 orë, media e Belgjikës “De Morgen” shkruante se këshilltari kryesor i Presidentit Trump (rreth Pandemisë), virologu Anthony Fauci, e ka hedhur poshtë Trump-teorinë se Covid-19 është produkt laboratorik, se vjen nga një laborator kinez, dmth. eksperti nr. 1 i Amerikës, nga i cili është supozuar t’i ketë këshillat dhe Presidenti, i kundërvihet vetë Presidentit, sikur dhe deklaratës së Ministrit për Punët e Jashtme, Pompeo.

…e gjithë bota qe mahnitur duke parë e dëgjuar se si Presidenti i shtetit më të fuqishëm të botës, i shtetit me ekonominë, me shkencat dhe teknologjitë më të avancuara të planetit, e “akuzonte” Kinën për virus laboratorik (o të qëllimshëm, o aksidental), dhe se Organizata Botërore e Shëndetit (WHO), sipas Presidentit, do duhej të kishte TURP nga vetvetja…

…para 3 ditësh, gjatë seancës për mediat (Integrale persconferentie) të Kryeministrit të Holandës (Minister-president) Mark Rutte, një gazetare ia shtroi pyetjen e “corona-diktaturës”, se PM Rutte gjithmonë thotë “ekspertët thonë kështu, jo por ashtu”, se dmth. pra bazohet në infot e një klubi-fantomik të ekspertëve prapa kulisave, por që realisht populli s’e ka idenë kush na qenkan ata eskpertë – dhe zyra e Kryeministrit (kanali zyrtar) e ka publikuar videon deri në atë pikë, nga aty videoja këputet… personalisht më është dukur diç fort e çuditshme, videot e Kryeministrisë së Holandës nuk do duhej të “këputen” ashtu, never – tekefundit unë s’kam parë ndonjë “këputje” të tillë ndonjëherë !!!
hm, kam përshtypjen diç s’është në “rregull” me këtë botën tonë… sikur i gjithë planeti ka filluar me simptomat e çmendurisë – qofsha gabim aq sa jam i rëndë, kuptohet 🙁

***

[ shtojcë – President i 50 e ca shteteve, me afro 400 Nobela të shkencës… ]

…nga 892 çmime Nobel që janë ndarë për shkencat e për paqen, afro 626 të ketyre çmimeve i ndajnë ShBA 385 sosh, Britania 133, Gjermania 108 çmime – imagjino vetëm 3 shtete Perëndimore (britanikët + amerikanët = janë vëllezër, apo jo), një President i 50 e ca shteteve do duhej me fakte, me shkencën, s’do duhej të merret me “twitter-papagallizma” e të akuzojë tek ashtu – ose nëse veç e paska sigurinë, nëse e ditka mirë çfarë flet (sepse President i shtetit më të fuqishëm të rruzullit, me afro 400 Nobela të shkencës), atëherë do duhej t’ia shpalosë botës FAKTET, shkencat, bazat… jemi në shek. XXI, mos vallë bota mbarëshkencore hëngërkan kashtë, nëse ai mençurinë e vet e paska nga havijari e nga ëmbëlsirat e pasurisë… (përndryshe s’kam si t’mos “konkludoj që bota ia ka filluar me simptomat e çuditshme).