Francisco X. Alarcon – Fjalët janë zogj

Francisco X. Alarcon

FJALËT JANË ZOGJ
Francisco X. Alarcon [ 1954-2016, ShBA ]

fjalët
janë zogj
që arrijnë
me librat
dhe pranverën

ato i duan
retë
erën
dhe pemët

disa fjalë
janë lajmëtarë
që vijnë
nga larg
prej vendesh
të largëta

për to
s’ka kufij
vetëm yjet
hëna
dhe dielli

disa fjalë
janë të njohura
si kanarinat
tjerat ekzotike
si zogu “quetzal”

disa mund
ta durojnë
të ftohtin
tjerat migrojnë
me diellin në jug

disa fjalë
vdesin
në kafaz –
të vështira
t’i përkthesh

të tjerat
ndërtojnë fole
rrisin zogj
i ngrohin
i ushqejnë

i mësojnë
si t’fluturojnë
dhe një ditë
ato ikin
në tufa

shkronjat
në këtë faqe
janë gjurmë
që zogjtë
i lënë
buzë detit

© F. X. Alarcon – Burimi: Laughing Tomatoes… (Lee & Low Books, 1997) – via Poetry Foundation, ShBA
© për përkthimin: S. Guraziu – Ars Poetica