Ezra Pound – Virgjinal

VIRGJINAL*
Ezra Pound [ 1885-1972, ShBA ]

Jo, jo! Ik nga unë. E kam braktisur atë, kohët e fundit.
S’do çoj dëm këllëfin tim me më pak shkëlqim,
Për ajrin rrethues kam gjetur një tjetër ndritësim;
Të lehtë krahët e saj, por i fuqishëm ai shtrëngim.
Dhe më la mbështjellur si me një garzë Eteri*;
Si me gjethesh të ëmbla; me delikaten pastërti.
Oh, e kam kapur magjinë në të sajën afërsi.
T’më mbulojë me gjërat që e mbështjellin atë.
Jo, jo! Ik nga unë. Akoma e ndjej shijen,
Të butë si erë pranvere nga hije mështeknash.
Gjelbër rriten filizat, prill i përhershëm ndër degë,
Si plagë e dimrit me duart e vogla ajo ngulmon,
Nëse pemët kanë diç të ngjashme me aromën:
Sa e bardhë lëkurë e tyre, aq dhe orët e kësaj zonje.

– – –
* Virgjinal – instrument i vogël me tastierë, që luhej nga vajzat e reja (të virgjëra) në shekujt XVI e XVII.
* Eteri (mit.) – sipas mitologjisë greke, shtresa e sipërme e ajrit, (eteri) ishte fryma, frymëmarrja e perëndive (në krahasim me ajrin “normal”, që e thithte njeriu i vdekshëm). Sipas grekëve të lashtë, eteri ishte substanca nga e cila formohej drita, ishte shpirti i botës etj etj.

– – –
© Ezra Pound – Burimi: Selected Poems of Ezra Pound (New Directions Publishing Corporation, 1957)
© Për përkthimin: S. Guraziu – Ars Poetica, 2015