Yolanda Wisher – Vaji i Gruas pa Zemër

VAJI I GRUAS PA ZEMËR
Yolanda Wisher [1976, ShBA ]

Më me dëshirë do t’kisha
një zile “agogô” si zemër,
një lodër “djembe” si zemër,
një gramafon si zemër,
një kockë bizoni si zemër,
një spore-luleradhiqe si zemër,
krem-gjalpë të ëmbël si zemër
më me dëshirë do t’kisha
një kavanoz muratori si zemër,
një tavëll duhani si zemër,
një pjatë mëlçish si zemër,
një kositëse bari si zemër,
Jezebel nazelije si zemër

në vend të këtij mishi dhe gjaku që ndynë çarçafët e mi
në vend të këtij arkivi letrash që bllokon tualetin tim
në vend të kësaj dhome kulmi plesht-pickuese plot rakune
në vend të këtij zarfi që tashmë arrin i hapur
në vend të kësaj llambe që kërcëllin brenda
në vend të kësaj TV-je që për plehrat e ditës vjedh vëmendjen
në vend të kësaj lythëze që reagon vetëm për shiun
në vend të kësaj kulloreje që s’e kap dot kullomën

më me dëshirë do t’kisha
një zemër të lindur nga epshi mes sonetit dhe këngës bluz
një zemër të egër si varg i Coleridge, provokative “huçi-kuçi”
një zemër “cool” si havijar i pamundur në anijet e skllevërve
dhe të pavdekshme, përjetësisht ngjyrë kafeje në kodrat e zeza
më me dëshirë
do t’kisha një zemër që rreh
që rreh
që rreh
që rreh
që rreh

– – –
© 2016 by Yolanda Wisher – Burimi: Poetry Now (2016), via Poetry Foundation (USA)
© Për përkthimin: S. Guraziu – Ars Poetica, 2016