Marilyn L. Taylor – Palaço-romanca

PALAÇO-ROMANCA
(e teto Eudorasë)

Marilyn L. Taylor [ShBA]

Ajo ndez abazhurin. Libri hapet në duart
pikaloshe, dhe derisa lexon goja e saj
fillon e dridhet duke formuar fjalë si
e Pafrymë. Premtimet. Arratisem*.
Derisa shfleton, faqja e Eudorasë nis
e lulëzon. Flokët e saj të pistë trashen,
kthehen të florinjtë, sytë e vagullt e
gjejnë kthjelltësinë, thurimat nga qafa
e hollë zhduken. Beli i saj, që del
nga unaza e mishtë, lakohet anash.
Gjinjtë, të cilët vareshin si xhepat, rriten
dhe piqen; këmbët e gjata dridhen.
Sytë e saj mbyllen, ajo mban frymën –
faqet fluturojnë plot afsh, palexuar,
dashnorë varg e gjejnë shtratin e saj.

* ikje nga shtëpia (zakonisht vajzat e reja, çupat e dashuruara), arratisje shtyrë nga dashuria për dikend, pa pëlqimin e prindërve

– – –
© 2015 M. L. Taylor – Burimi: Third Wednesday (Vol. IX, No.1, 2015/2016) – Column 608, American Life in Poetry, USA
© për përkthimin: S. Guraziu, Ars Poetica, 2016