The Most Sacred Fire (Motion Design)

Sky Division – Zjarri më i Shenjtë (Motion Design)

…zemra, vatra e zjarrit më të shenjtë – para disa viteve Hollivudi e kishte një seri filmike me një Feniks të zjarrtë si intro, dmth. me një Feniks mitologjik – gjithsesi, sikur po thosha mëvete: padyshim as patriotizmi s’është diç tjetër por një “zog i flakëruar” i zemrës (tekefundit poetët ashtu do shpreheshin me gjuhën e tyre te poetikave : )

***
…në mjaft kultura të botës Feniksi konsiderohet simbol i jetëgjatësisë dhe i pavdekësisë, si zog a shpend i shenjtë përmendet në mitologjinë persiane, greke, në atë egjiptiane, kineze, psh. në folkloriadën e lashtë greke feniksi asocionohet me diellin dhe është një zog jetëgjatë (jeton sëpaku 1 mijëvjeçar), zog i zjarrtë që rigjenerohet ciklikisht (në fundciklin… thjesht rilindet nga hiri i vet) – nëse ta shihnim këtë magji të rilindjes “shkencërisht”, them se magjia e Feniksit nuk do binte në “kundërshti” as me ligjin universal të termodinamizmit, siç e dimë ligji i parë i termodinamikës na flet për konservimin energjitik, na thotë se kur energjia “dyndet” përjashta një sistemi (qoftë si punë e kryer, si nxehtësi a si materie), energjia e brendshme e atij sistemi do jetë në përputhshmëri me “ligjin e ruajtjes së energjisë” – tani për tani ekuilibri termodinamik (i ashtuquajtur) është vetëm një aksiomë (dmth. është koncept aksiomatik, me fjalë të tjera shkenca nuk e di “më thellë”, merret si vërtetësi e “gatshme”) por pra balansi energjitik do t’vlente dhe për Feniksin e mitologjisë, mbase mrekullia riciklike e tij s’do jetë ndonjë proces adiabatik por kur një sistem është në gjendjen e ekuilibrit termodinamik nuk ndodh asnjë ndryshim makroskopik, sistemet në ekuilibrin e ndërsjellë termodinamik janë po ashtu (njëkohësisht) në ekuilibrat radiativ (rrezatues), termik, mekanik dhe kimik – shkurt, edhe sipas shkencës së derisotshme “rigjenerimi” i Feniksit s’do ishte magji por në “akord” me ligjet e fizikës universale : )
(sguraziu)