“Dare to Dream” (Guxo të Ëndërrosh), 2014

Sky Division – “Dare to Dream” (Guxo të Ëndërrosh), 2014

 

***
[ do ua ngrehte cepsyrin si ndonjë kinez… ]
(sguraziu – ap, maj 2021)

…në vitin 2013, klienti “Limak Group” (Turqi) e porositi prodhimin e një video-reklame për aeroportin “Adem Jashari” të Prishtinës, puna qe kryer nëpërmjet agjencisë promovuese “Paper Communications” (Prishtinë), si dhe studios për dizajn grafik “Kube Studios” (Tiranë), thuhej se audioja qe masterizuar nga “Homebase Sound”, ndërsa zëri i këngëtares thuhej se ishte i Rina Bilurdagu – dhe në rregull, atëbotë nuk i dija saktësisht detajet, pastaj mësova se në fakt “Adem Jashari… na qenka dhe do jetë i turqve”, konditat e biznesit thoshin se do jetë i turqve sëpaku për nja 30 vjet, euuu… prapë okidoki, në rregull, dhe mund ta kuptoj që Kosova ende s’i ka ekspertizat e as mundësitë, por pra sikur m’u qartësua se përse turqit i porositin reklamat e Prishtinës, e jo kosovarët vetë…

…më vonë pata “lozur” pakëz me videon e tyre, sipas meje nuk po e “prishja” vetëm reklamën e kosovarëve, në fakt sikur doja ta “ktheja sadopak mbrapsht” atë ironinë e turqëve, sipas meje përputhej gjithçka me ironizmin përmbajtësor reklamatik – dhe si për inat, mbase do ishin rishtas turqit “ironia” që aeroporti i Prishtinës për shumë vite pati ngelur ndoshta i vetmi aeroport në botë pa linjë autobusi (pa transport publik), sëpaku për nja 4-5 vite e patën lënë ashtu, thuase ndonjë aeroport ” i xhungles” për safari-turistët e për ekspeditat e Indiana Jones, deri në v. 2017 kishte vetëm shërbim “taxi”, për fat të keq as shërbimi i taksive s’ishte ok, më tepër se gjysma ishte aso i tipit “wild”…

…gjithsesi, aeroportet janë ndryshe nga autostradat, do ishte mozomokeq sikur t’na ishin “njësoj”, këto të fundit mund t’kushtojnë me miliarda, “njësoj” sikur dhe aeroportet, i ndërtojnë kompanitë e huaja “njësoj” me çmime “astronomike” (ashtu-kështu paratë të popullit), ama dallimi kyç, sëpaku autostradat ngelin “kosovare”, sapo t’i ndërtojnë, atyre ndërtimtarëve ua tregon bërrylin, i marrin miliardat dhe ikin në plazhet e Karaibeve – ndërsa e lehtë të kuptohet, sa i përket anës operacionale aeroportet janë projekte më komplekse, s’mund t’i përzësh as pronarët as askend, do ishte madje “paradoksale” qëkur bizneset turistike dhe fluturimet janë të lidhura…

…natyrisht, e di që mund t’ketë “scenarios” akoma më kompleks të biznesit, psh. uroj që NASA t’mos i bind kosovarët (dmth. politikanët) ta nisin ndonjë “space program” për ta pushtuar Marsin, pasi amerikanët kanë dhe raketa për t’shitur, nënshkruaj për miliardat dhe saora vjen ai Elon Musk i ndërton të gjitha, i asfalton me kozmodrom e me “megafactory”… fabrikat e tij do ua kalonin dhe kampeve ushtarake për nga m2 të sipërfaqes, cilitdo aeroport për nga m3 të volumit – sidoqoftë më ngushëllon pakëz fakti që janë rrotulluar mandatet, tashmë është Kurti “boss” i miliardave të popullit, ai gjithmonë me pompozitet këmbëngulte se më shumë është i orientuar për të “vendosur” vetë, kam përshtypjen sapo t’i ketë Kurti miliardat jo vetëm se do i blejë vaksinat… por ky s’do i linte kurrë ambasadorët e USA, ata të China, të EU dhe as të askujt të vendosin si do shpenzohen miliardat e kosovarëve, do ua bënte “maaaaccc”, duke ua ngrehur-tendosur cepsyrin si ndonjë kinez 🙂

*
Limak Holding është një konglomerat turk, merret me ndërtimtari, me biznesin energjitik, me prodhimin e çimentos e me turizmin, asetet e tyre përfshijnë kompanitë Limak Cement, Limak Energy dhe Limak Tourism Group. [wikipedia]